Pas 5 largimeve në fillim të korrikut, Teuta tashmë është fokusuar te rinovimet dhe afrimet, pasi mendohet që pjesa dërrmuese e grupit aktual të qëndrojë edhe për sezonin e ri.Në fakt, shumica e lojtarëve, të cilëve i kishte mbaruar marrëveshja, biseduan dhe rinovuan. Në të tilla kushte nevoja për ndërhyrje në merkato do jetë e kujdesshme në Durrës.
Nga ana tjetër, nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, skuadra vijon fazën përgatitore, duke marrë ngarkesën e duhur.
Ekipi ka vijuar sipas programit përgatitjet për sezonin e ri, ku përveç seancës stërvitore këto dy ditë janë zhvilluar në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” ndeshje kontrolli brenda, grupit duke mos gjetur një kundërshtar për miqësore.
Martini ka vendosur të ketë në dispozicion për këto ditë në stërvitje dhe shume lojtarët nga akademia që ndoshta mund të jenë pjesë e bluve, ndërsa aktualisht mund të thuhet se Teuta mbetet një “kantier ndërtimi” i hapur.
Pas zyrtarizmit të katër afrimeve të para, të Peposhit dhe Markut në mbrojtje si dhe Vila e Torraj në mesfushë, në Durrës janë në bisedime për të gjetur zëvendësuesin e Klejdi Dacit, i shitur në Uzbekistan. Burime pranë klubit bëjnë me dije se do të jenë edhe disa afrime të tjera në këto ditë të fundit të korrikut që do të plotësojnë grupin.