Xherdan Shaqiri dje i dha lamtumirën kombëtares së Zvicrës.
Largimi i Shaqirit nga kombëtarja e Zvicrës, bëri jehonë kudo në botë po ashtu edhe në shtetin e Kroacisë.
Mediumi i njohur kroat “Sportske Novosti” habit me një shkrim për yllin nga Kosova.
“Shaqiri i dha lamtumirën Zvicrës: Shtatë turne, shumë gola dhe momente të paharrueshme”, është titulli i mediumit kroat.
“Ai është i vetmi lojtar zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha
Ish – futbollisti i Bayern Munihut dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri (32-vjeçar) njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar të hënën, pas 14 viteve të kaluara në kombëtaren zvicerane.
Shaqiri ka luajtur 125 ndeshje për Zvicrën dhe ka shënuar 32 gola. Ai është lojtari i vetëm zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha, nga Kupa e Botës 2010 deri në EURO 2024.
Për pak sa nuk e rrëzoi edhe Anglinë: Njëri nga futbollistët më të suksesshëm mbetet në pankinën e kombëtares”, shkruan mes të tjera “Sportske Novosti”.