L’Equipe e konfirmon, tifozët e Inter-it mund të ëndërrojnë me Lautaro-n

Futboll

L’Equipe e konfirmon, tifozët e Inter-it mund të ëndërrojnë me Lautaro-n

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 13:58
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ndër favoritët për të fituar Topin e Artë. Këtë e ka konfirmuar gazeta franceze L’Equipe.

“Demi”, i cili fitoi Kupën e Amerikës si protagonist absolut me Argjentinën, duke shënuar 5 gola përfshirë atë vendimtar në finale ndaj Kolumbisë, është në fakt në listën e fituesve të mundshëm të çmimit që jepet nga France Football.

Në garë me sulmuesin e Interit – kampion i Italisë dhe golashënuesi më i mirë i Serisë A – padyshim janë tre lojtarë të tjerë, favoritët e vërtetë:

Rodri, fitues i freskët i Kampionatit Europian me Spanjën; Jude Bellingham dhe Vinicius Jr, protagonistë të fitores së Real Madridit në Champions League.

Vlen të përmendet edhe Carvajal, i cili vjedh më pak vëmendje se katër të tjerët, por që ka ituar La Liga dhe Champions League (Real Madrid) dhe Euro 2024 (Spanjë).

Me pak fjalë, tre lojtarë janë favoritë mbi të gjitha për Topin e Artë, por me fitoren e Argjentinës, siç lexohet, mund të merret në konsideratë edhe Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat