Mbappe flet pas nënshkrimit me Realin: Nëna ime po qan nga gëzimi

Futboll

Mbappe flet pas nënshkrimit me Realin: Nëna ime po qan nga gëzimi

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 13:25
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka firmosur ditën e sotme me Real Madrid. Sulmuesi francez do të mbajë veshur fanellën e madrilenëve për 5 vitet e ardhshme.

Pas firmës dhe prezantimit në “Santiago Bernabeun” e mbushur, Mbappe ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i “Los Blancos”. 25-vjeçari shpehet mjaft i lumtur që më në fund ka realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë.

Ai falenderon të gjtihë për mundësinë e dhënë, ndërsa ka një mesazh për të gjithë fëmijët që të punojnë shumë për të realizuar ëndrrat e tyre. Ndër të tjera ai deklaroi se familja e tij është majft e emocionuar, ndërsa nëna e tij po qan nga gëzimi.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu, kam fjetur për shumë netë duke menduar që të jem pjesë e Real Madridit. Jam një djalë shumë i lumtur sot, dëshiroj që të falenderoj presidentin Florentino Perez dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar që unë të jem këtu, por fituam, tani unë jam këtu pjesë e këtij klubi.

Shikoj familjen time që është e lumtur, mamanë time që po qan. Është një ditë e mrekullueshme për mua, që fëmijë kam pasur vetëm një ëndërr që të isha këtu, dhe i falenderoj tifozët që kanë ardhur të gjithë sot këtu. Tani kam një ëndërr tjetër që të jem në lartësinë e duhur të këtij klubi të madh, do të jap jetën për këtë klub.

 Dua ti jap një mesazh fëmijëve që janë këtu, mund ti realizoni çdo gjë me punë dhe duke ëndërruar. Jam shumë i emocionuar, por do të thotë shumë që jam këtu dhe lojtar i klubit më të madh në histori. Nuk po flas më shumë se ndryshe do të qaj. Hala Madrid!”, ka theksuar Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat