Tërhiqet nga futbolli në moshën 25-vjeçare!, rrëfimi prekës i Jasir Beqirit

Futboll

Tërhiqet nga futbolli në moshën 25-vjeçare!, rrëfimi prekës i Jasir Beqirit

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 13:11
Jasir Beqiri

Jasir Beqiri s’e kishte menduar se në moshën 25 vjecare (në shtator i mbush 26 vjet) do të tërhiqej nga futbolli aktiv.

Por, sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i Shkëndijës së Haraçinës thotë se është i detyruar ta marrë një vendim të tillë, për shkak të lëndimit të ligamenteve në këmbën e djathtë.

“Keq shumë, po nuk kam çka të bëj. Është caktim i Zotit. I këputa ligamentet në këmbën e djathtë në ndeshjen me Ilindenin dhe tani tërhiqem sepse nuk dua të operohem. Sikur mos të isha i lënduar kurrë nuk e kisha braktisë futbollin”, e nis rrëfimin e tij Beqiri.

Beqiri karrierën e ka nisur te Vardari, pastaj vazhdoi te Rabotnicki, Mosta në Malta dhe është kthyer te Shkëndija e Haraçinës. Thotë se ka mundur të arrijë më shumë në karrierë.

“Të kisha vazhduar të luaj në Mosta të Maltës me siguri sot isha në Seria A. Kur isha në moshën 17-18 vjecare klube të shumta në Itali interesoheshin për mua, por unë vet kam vendosur të kthehem në Maqedoni. U ktheva te Shkëndija, klubi I zemrës me dëshirën për ta parë në Ligën e parë, por ky është fati i jetës. Shkëndijës do ti qëndroj afër përgjithmonë”, thotë Beqiri.

Ai tani ka plane të tjera në jetë.

“Nuk do të merrem me futboll, do të vazhdojë veprimtarinë time me mobilje”, ka thënë Jasir Beqiri.

Beqiri ka hyrë në histori të KF Shkëndija, pasi ka shënuar golin vendimtar nga penalltia në ndeshjen e balotazhit për ngjitje në Ligën e Tretë-Veri kundër KF Kul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat