Prishtina synon të jetë sa më e fortë për edicionin e ri.
Prishtina synon të luftojë për titullin e kampionit të Kosovës.
“Qendërsulmuesi me përvojë Sunday Akinbule ka lindur më 27.10.1996 në Nigeri. Në skuadrën tonë vije nga ekipi i 4-të i klasifikuar në Maltë, Marsaxlokk.
Karrierën e ka filluar te skuadra nigeriane Gateway, ndërsa ka vazhduar në Portugali te skuadrat Torreense, Farense, Sertanense, Felguieras, duke vazhduar në Arabi Saudite te Al-Washm, në Spartaks të Letonisë, Soligorks të Bjellorusisë dhe te skuadra malteze, Mosta, njofton FC Prishtina.
“Te Prishtina më tërhoqi historia e saj, ambiciet e ekipit, këmbëngulësia e udhëheqjes së klubit të cilët i vlerësoj si shumë njerëz të mirë.
Dua më të mirën për klubin dhe besoj që së bashku do t’i arrijmë qëllimet që i kemi përpara vetës”, tha Akinbule.