Boueye: Prishtina është qytet i madh 

Futboll

Boueye: Prishtina është qytet i madh 

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 12:46
Philippe Boueye

Prishtina përforcohet me futbollistin Philippe Boueye.

“Qendërmbrojtësi, Philippe Boueye është lindur më 23.09.2003 në Niger.

Ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të reja deri te U21 të skuadrës së njohur franceze, Lyon. Anëtar i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Nigerit, vend ky ku kryetrajneri ynë, Cavalli, i ka prirë për shumë vite dhe duke e njohur mirë futbollistin Philippe, ishte përzgjedhja e tij”, njofton FC Prishtina.

“Prishtina është qytet i madh dhe desha të jem pjesë e klubit të këtij qyteti.

Kisha ftesë nga kryetrajneri Cavalli të cilin e njoh dhe më njeh mjaft mirë. Ka projekt shumë interesant dhe të mirë dhe më vije mirë që më ka përzgjedhur edhe mua të jem pjesë e këtij organizimi", thotë Boueye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat