Vllaznia do të presë ditën e enjte në “Loro Boriçi”Valur për të bërë mes tyre llogaritë për sfidën e kthimit mes tyre në orën 18:00. Një duel shumë i rëndësishëm për shkoadranët, që në sfidën e parë barazuan 2-2.
Thomas Brdariç vazhdon prej ditësh stërvitje intensive, në mënyrë që ekipi të jetë në 100% e tij më të mirë. 2 mungesa të rëndësishme do të kenë kuqeblutë për këtë sfidë. Për shkak dëmtimi vazhdon të mungojë Ilid Gruda, ndërsa për arsye kartonësh do të mungojë Ardit Deliu.
Për fatin e mirë të trajnerit gjerman, pjesa tjetër e lojtarëtve nuk kanë shfaqur probleme në stërvitje dhe në këto kushte ekipi është gati.
Në formacion Brdariç do të bëjë vetëm një ndryshim. Alivoda do ta nisë titullar në vend të Deliut, teksa do të rreshtohet në mesfushë përkrah Krymit dhe Qatos.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Qarri, Gurishta, Stojanovic, Juric, Bajrami, Qato, Krymi, Alivoda, Kahrimanovic, Mala, Balaj. Trajner: Thomas Brdariç.