Kukësi refuzon një tjetër ofertë për Salamin

Futboll

Kukësi refuzon një tjetër ofertë për Salamin

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 12:14
Kukësi

Gbolahan Salami është një liderët e Kukësit.

Për shërbimet e tij ka një sërë ofertat gjatë kësaj merkatoje, por verilindort nuk dëshirojnë të humbasin një element kyç.

Drejtuesit kanë refuzuar një sërë ofertash, teksa e fundit ishte nga Izraeli. Bnei Yehuda Tel Aviv F.C ofroi 50 mijë euro për Salamin, port e Kukësi vënë “veton”, duke refuzuar një shifër të tillë. Kukësi do të hiqte dorë nga nigeriani vetëm nëse në adresë të tij do të arrinte një ofertë mbi 300 mijë euro.

Drejtuesit e shikojnë 22 –vjeçarin si shumë të rëndësishëm për sezonin e ri dhe pritet që gjithçkë të ndërtohet rresht Salamit për të. Kujtojmë se palët kanë edhe 1 vit kontratë mes tyre dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat