​Sulmuesi nga Kosova, që po shkëlqen në Rumani

Futboll

​Sulmuesi nga Kosova, që po shkëlqen në Rumani

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 11:19
Ilustrim

Sulmuesi nga Kosova Albin Berisha dje ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e ekipit të tij, Petrolul ndaj Gloria Buzua.

Berisha ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë pasi gjatë 90 minutave prodhoi më së shumti nga ekipi i tij.

Ai fillimisht realizoi gol për Petrolul në minutën e 52’të të ballafaqimit, por VAR e anuloi atë për shkak të pozicionit jashtë loje. Pesë minuta më vonë, Albin Berisha fitoi penallti, por bashkëlojtari i tij, Grozav nuk u tregua i saktë nga 11 metra distancë.

Në vlerësimet e SofaScore, Berisha u vlerësua si një nga lojtarët më të dalluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat