Lautaro pas triumfit: I kisha borxh vendit tim pas vitit 2022

Futboll

Lautaro pas triumfit: I kisha borxh vendit tim pas vitit 2022

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 09:39
Lautaro Martinez ka qenë njeriu kryesor me golin e shënuar në minutën e 112-të në finalen ndaj Kolumbisë

Argjentina ka mbrojtur titullin e kampionit në Copa America duke triumfuar për herë të dytë radhazi.

Pas triumfit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentina tani është bërë Kombëtarja me më së shumti trofe të fituar, plot 16 herë fitues i Kupës së Amerikës.

Lautaro Martinez ka qenë njeriu kryesor me golin e shënuar në minutën e 112-të në finalen ndaj Kolumbisë, për t’i dhënë fitoren Argjentinës me rezultat minimal 1-0.

Ylli i Interit ka qenë kryesori për triumfin e Argjentinës me 5 gola të shënuar.

Martinez tha se i kishte borxh vendit të tij një paraqitje të tillë në një garë të madhe pas vitit 2022.

“Kur mbaroi Botërori në Katar dhe mora medaljen e artë isha shumë i lumtur për atë që kishim arritur, por personalisht e dija se isha në borxh, pasi kavilja nuk më lejoi të bëja atë që doja”.

“Sigurisht që Copa America nuk është njëlloj me Botërorin, por mund të them që isha përgatitur më së miri për këtë kompeticion për ta larë atë borxh”, tha Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat