“Pitbulli, mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë… ku është Musiala ? DANI CARVAJAL!”, Alvaro Morata elektrizoi tifozët spanjollë teksa prezantoi mbrojtësin e Real Madridit para tyre.
Kjo ishte një shaka e tij, por natyrisht se do të merrte me një thumbim nga ylli i Gjermanisë.
Megjithatë, Spanja është fituesja e merituar e Euros, kështu që ata kanë të drejtë të thonë gjëra të tilla.
Pavarësisht se mori një karton të kuq në fund të lojës kundër Gjermanisë, Carvajal dukej shumë i fortë në shumicën e kohës – ashtu si gjatë gjithë turneut.
Disa njerëz, përfshirë Ivan Perisic, madje e mbështesin 32-vjeçarin për të fituar Topin e Artë pas triumfit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve me Real Madridin.