Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’i dhënë fund karrierës me Zvicrën.
Xhaka ka shpërndarë postimin e Shaqirit në “story” në Instagram dhe ka shkruar “faleminderit për të gjitha”.
Shaqiri e Xhaka për kohë të gjatë kanë luajtur së bashku te Zvicra.
Janë dy prej lojtarëve më të mëdhenj që i ka pasur Zvicra ndonjëherë, nëse jo më të mëdhenjtë.