Ylli i Francës ‘në prag të largimit’ nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024

Futboll

Ylli i Francës ‘në prag të largimit’ nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 18:30
Trajneri i Francës

Një yll i Francës është në prag të largimit nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024.

Pasi u kritikua për paraqitjet e tyre në Gjermani, Franca përfundimisht u eliminua në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian nga kampionia tashmë në fuqi, Spanja.

Që nga shfaqja relativisht e zymtë e Euros, L’Equipe ka raportuar se ylli francez, Kingsley Coman po konsideron të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar për shkak të kohës së kufizuar të lojës që Didier Deschamps i dha atij.

Me Bradley Barcolan shpeshherë të përzgjedhur në vend të yllit të Bayern Munichut, Coman luajti vetëm 15 minuta në të gjithë turneun, duke hyrë si zëvendësim i vonë në një barazim pa gola kundër Holandës.

Frustrimet e Coman supozohet se kanë çuar në diskutime për largimin nga Gjelat në ditët e ardhshme.

28-vjeçari dyshohet se ka mbetur “i lënduar” nga përvojat e tij të fundit dhe do të tërhiqet për t’u fokusuar në futbollin me klub nëse koha e tij e lojës nën Deschamps nuk përmirësohet.

Coman luftoi për kohën e lojës sezonin e kaluar, duke u paraqitur vetëm 27 herë në të gjitha garat duke luftuar vazhdimisht me lëndime që nga mbërritja në Gjermani. Në të vërtetë, anësori ka humbur rreth 107 ndeshje për shkak të lëndimit që kur u bashkua nga Juventus në 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat