E diela e madhe, finalja e Kampionatit Evropian

Futboll

E diela e madhe, finalja e Kampionatit Evropian

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 23:30
Luis de la Fuente

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka folur në prag të finales së madhe të Euro 2024, të cilën kombëtarja e tij do ta luajë kundër Anglisë më 14 korrik në Berlin, në stadiumin “Olympiastadion”.

“Është një lojë shumë e fortë. Ne e dimë se Anglia ka potencial fantastik futbolli dhe mund të bëjë një rikthim të madh nesër.

Ne duhet të përballemi dhe të shohim se kush fiton dhe kush bën më pak gabime.

Edhe nëse ndeshja është shumë më e keqe, sërish mund ta fitosh kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar te kjo lojë”, u shpreh fillimisht De la Fuente.

Ndër të tjera, tekniku 63 vjeçar flet edhe në rast fitoreje të Spanjës. Spanjolli tregon se si do të ndikonte tea i një triumf i mundshëm.

“Nëse fitojmë, nuk do të ndryshojë gjë për mua.

Gjërat i kam shumë të qarta prej kohësh.

Unë jam një gladiator.

Unë kam ardhur këtu duke luftuar dhe do të vlerësojë atë arritje siç kam vlerësuar çdo gjë që më kanë sjellë deri këtu”, tha më tej ai.

Më tej, edhe De la Fuente thotë se edhe nëse ekipi i tij nuk ia del që të fitojë, vlera e ekipit mbetet përsëri e madhe përderisa ia kanë dalë që të arrijnë deri në finalen e një kompeticioni si Euro 2024.

“Unë nuk jam dakord që finalet janë vetëm për t’u fituar. Ne jemi të përgatitur të luftojmë dhe të luftojmë për të fituar.

Kujtesa është e brishtë dhe mosmirënjohëse për finalistët, por vlera jonë dhe krenaria jonë është të arrijmë tashmë këtu dhe me mënyrën se si ia kemi dalë ka vlerë më të madhe. 

Sigurisht që ne jemi të përgatitur mendërisht për të fituar dhe do të shkojmë për këtë, por nuk jam dakord me mënyrën se si trajtohen ata që nuk fitojnë”, shtoi trajneri i Spanjës.

Sigurisht, trajneri u pyet edhe për ndonjë favorit të mundshëm në këtë finale. 63 vjeçari thotë se ndeshje si këto janë të barabarta dhe nuk ka favoritë.

“A jemi ne favoritë? Ne qëndrojmë të qetë dhe e dimë që nuk ka favorit, se është një ndeshje shumë e barabartë. E dimë që nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit nuk do të kemi shanse për të fituar.

Skuadra dhe unë kemi respekt për rivalin tonë”, mbylli fjalën e tij Luis de la Fuente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat