Sulmuesi Bismark Çarls, është futbollisti i parë që prezantohet në merkaton e Skënderbeut.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi korçar bën me dije se 23-vjeçari ganez, ka firmosur për 3 vite.
Ganezi është bërë i njohur 4 vite më parë te Trepça ‘89 në Superligën kosovare, nga ku më pas bëri edhe hapin e madh në karrierë, duke u transferuar te klubi bullgar, CSKA Sofje. Me këtë të fundit luajti dy sezone, për t’u huazuar më pas te Pirin në Bullgari dhe Zeljzeniçar në Bosnjë.
Pas përfundimit të kontratës me CSKA, Bismark doli lojtar i lirë duke firmosur me Skënderbeun dhe me shumë gjasa do të jetë ai bomberi i ri i “ujqërve të dëborës”.
"Bismark Charles vishet bardhekuq!
KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë blerjen më të re zyrtare në këtë merkato vere.
Sulmuesi nga Gana, Bismark Charles 23 vjeç vishet bardhekuq dhe vjen nga kampionati bullgar, teksa ka qenë pjesë e CSKA-Sofia.
Bismark ka firmosur për 3 vjet me bardhekuqtë.
I urojmë suksese me fanelën e Skënderbeut.
Mirë se vjen Bismark Charles!", njofton Skënderbeu.