Kane: Luaj apo jo unë, rëndësi ka fitorja e ekipit

Futboll

Kane: Luaj apo jo unë, rëndësi ka fitorja e ekipit

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 20:42
Harry Kane

Nga stafi i Anglisë deklaruan se pas fitores ndaj Holandës festimi i Harry Kane për golin e Ollie Watkins ishte më i madh se sa nëse ai do të kishte shënuar vetë. I zëvendësuar në minutën e 81-të, sulmuesi i Bayern Munich ishte një nga të parët që u ngrit në këmbë nga pankina dhe sapo Watkins doli nga rrëmuja e shokëve të skuadrës, kapiteni i Anglisë e përqafoi dhe e përgëzoi.

I pyetur pikërisht për këtë fakt në konferencën për mediet në prag të finales ndaj Spanjës, kapiteni i Anglisë u shpreh se

“Të jem i sinqertë, nuk më kujtohet se çfarë i thashë. Falenderoj Ollie-n, nuk është e lehtë të mos e nisësh ndeshjen nga fillimi. Nuk është e lehtë të presësh shansin tënd.

Të dish se si ta shfrytëzosh atë mundësi dhe ta kthesh në gol është një meritë dhe padyshim një rezultat i madh për ekipin”-tha fillimisht ai.

Teksa i pyetur për faktin që nuk ishte në fushë në momentin e golit që vendosi fitoren e Anglisë, Kane tregoi dhe njëherë që është një lider i vërtetë, teksa theksoi se skuadra e tyre nuk është vetëm 11-shja në fushë por të gjithë lojtarët e grumbulluar.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi një ekip, duket kur të gjithë luftojnë për të njëjtin qëllim. Nuk ka ego të përfshirë. Unë gjithmonë përpiqem të jap një shembull. Unë gjithmonë përpiqem të jem lider dhe gjithmonë për mua ekipi është në vend të parë, luaj apo jo unë rëndësi ka fitorja”-shtoi sulmuesi i Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat