Nico Williams, rezultoi një nga lojtarët më të dalluar të Spanjës në këtë Euro 2024. Sulmuesi i krahut të majtë është shndërruar tashmë edhe në shënjestrën kryesore të klubeve më të mëdha të Europës, me Athletic Bilbaon që vështirë se mund t’i refuzojë ofertave për talentin 22-vjeçar.
Madje, janë edhe shokët e skuadrës te Spanja ata që po mundohen të bindin Nicon që të firmosë me klubin ku ata bëjnë pjesë.
Kështu, pas përpjekjeve të hershme të Yamal që mundohet ta bindë Williams të firmosë për Barcelonën, tashmë është edhe Marc Cucurella ai i cili thekson se çdo ditë mundohet të bindë 22-vjeçarin që të transferohet te Chelsea.
“Do të doja shumë që skuadra ime (Chelsea) të firmosë me Nicon.
Këtu te Spanja jemi kthyer të gjithë në rolin e drejtorave sportivë dhe po mundohemi të bindin shokët tanë që të na bashkohen në klubet e ndryshme ku ne bëjmë pjesë”, u shpreh Cucurella.