Heroi i Anglisë: Roli i zëvendësuesit i vështirë

Futboll

Heroi i Anglisë: Roli i zëvendësuesit i vështirë

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 19:37
Sulmuesi Ollie Watkins

Sulmuesi Ollie Watkins ishte heroi i Anglisë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Holandës. Ai realizoi goli e fitores në minutën e 90-të, duke kualifikuar “3 luanët” në finalen e së dielës ndaj Spanjës.

Duke folur për këtë rrugëtim të kombëtares angleze, sulmuesi tha: “Ne punojmë shumë, ditë pas dite, gjatë gjithë sezonit. Të gjithë jemi këtu me meritë, jemi lojtarë që luajmë rregullisht në ekipet tona”.

“E pranoj që është disi e vështirë të përshtatemi me rolin e zëvendësuesit në kombëtare, por të gjithë jemi të bashkuar për qëllimin tonë. Jemi në finale dhe kjo ka rëndësi”, tha Ollie Watkins.

“Tani kemi edhe një ndeshje të fundit, që duam ta kurorëzojmë me sukses. Do të jetë një sfidë e vështirë, por ne kemi treguar rritje në lojën tonë, grintë dhe vendosmëri deri në momentin e fundit”, tha Watkins.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat