Mesfushori i Lecces braktis përgatitjet parasezonale

Futboll

Mesfushori i Lecces braktis përgatitjet parasezonale

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 19:26
Pamje nga një ndeshje

Joan Gonzales braktis përgatitjet para-sezonale me Leccen. Shkak është bërë një patologji kardiake, që ka detyruar mesfushorin 22-vjeçar spanjoll të ndërpresë stërvitjen dhe të kthehet në vendin  e tij të lindjes, Barcelonë.

Klubi italian ka nisur grumbullimin në Austri, por dosja mjekësore e mesfushorit është studiuar nga mjekë specialistë, që kanë rekomanduar ndërprerjen e stërvitjes dhe kryerjen e disa kontrolleve të tjera për të shmangur çdo surprizë të pakëndshme.

Pikërisht për këtë arsye, mesfushori është kthyer në Barcelonë, ku do të kryejë edhe njëherë të gjithë ekzaminimet e specializuara mjekësore, ndërsa klubi i Lecces ka konfirmuar se i qëndron pranë futbollistit dhe se shpreson ta ketë shpejt në fushë.

Joan Gonzales, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, është aktivizuar në dy sezonet e fundit me Leccen në  Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat