Sugjerimi i legjendës Vogts

Futboll

Sugjerimi i legjendës Vogts

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 19:23
Berti Vogts

Pas eliminimit të përfaqësueses gjermane nga EURO 2024, ish-trajneri i kombëtares së “pancerave” Berti Vogts bën thirrje për reflektim kritik:

“Nuk mund të jemi shumë naivë për situatën”, ka shkruar ai në një rubrikë për “Rheinische Post”. “Futbollit gjerman i mungon cilësia e klasit botëror dhe nuk mund të vazhdojë më me skuadrat e tjera të larta ndërkombëtare. Federata duhet të pyesë veten se çfarë nuk shkon”, tha Vogts.

Berti kritikon se edukimi në akademi dhe me trajnerë po humbet kontaktin me realitetin: “Ne kemi nevojë urgjente për praktikues të vërtetë, trajnerë që janë përfshirë në mënyrë aktive ndërkombëtarisht dhe kanë përjetuar se si është futbolli”, shkroi fituesi i Kupës së Botës 1974.

Vogts, i cili si trajner fitoi Kampionatin Europian në 1996, kërkon një integrim më intensiv të ish-lojtarëve të kombëtares në stafin e trajnerëve të kombëtares: “Ku është Lotar Mateus? Ku është Mikael Balak? Ku është Bastian Shvajnshtaiger? Ku janë të gjithë të tjerët? Ata do të ishin trajnerë të shkëlqyer me ekspertizën e tyre.

Unë vetë kalova gjashtë javë te Mançester Junajtid i Aleks Ferguson dhe mësova një teknika të jashtëzakonshme atje.

Nuk është e dëmshme të mësosh nga më të mirët”, përfundoi Vogts.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat