Qëndrim Kida para sfidës së kthimit në Podgoricë: Po përgatitemi mirë që të realizojmë qëllimin tonë

Futboll

Qëndrim Kida para sfidës së kthimit në Podgoricë: Po përgatitemi mirë që të realizojmë qëllimin tonë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 korrik 2024 Në ora: 19:16
Qëndrim Kida

 Malisheva po përgatitet për sfidën e kthimit të së enjtes së ardhshme (21.00) në Podgoricë, ku do të ndeshet me skuadrën e njohur malazeze Buduçnosti, në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League në futboll.

Skuadra e Malishevës debutoi në mënyrën më të mirë, duke shënuar fitore historike falë golit të Etnik Brrutit nga distanca.

Kryetrajneri Qëndrim Kida po bën një punë të jashtëzakonshme në klub, duke dëshmuar se me meritë janë pjesë e garave evropiane.

Kida me qetësi e pret ballafaqimin e kthimit në kryeqytetin malazez.    

“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, pjesa e parë ka qenë shumë e kujdesshme ndërsa në pjesën e dytë kemi ndryshuar në manovrën tonë e cila rezultojë suksesshëm”, thotë Kida për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kretrajneri i Malishevës tha se ballafaqimi i kthimit do të jetë ndryshe në Podgoricë. 

“Në Ndeshjen e kthimit mendoj që do të jetë gjithçka më ndryshe dhe po përgatitemi mirë që të realizojmë qëllimin tonë”, ka nënvizuar Kida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat