Një video e prezantimit të Moise Ken te Fiorentina u bë virale gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale.
Aty shfaqej sulmuesi italian teksa tentonte të godiste një shënjestër të madhe me top, por pa ia arritur qëllimit.
Por me sa duket historia është krejtësisht ndryshe dhe Ken, ka vendosur me dashje që të gabojë shënjestrën e tij.
Këtë e ka shpjeguar Fiorentina nëpërmjet një videoje që ka publikuar ajo në rrjetet sociale nga momenti në fjalë.
Aty tregon se Ken po bënte “garë” me disa futbollistë të vegjël të cilët gjithashtu po gjuanin në shënjestër dhe i la me dëshirë që të fitonin përballë tij. “Kampionët janë të tillë, luftëtarë në fushë, të ndershëm me fëmijët”, shkruante klubi përkrah videos që shpjegonte veprimet e keqkuptuara të Ken.