Me Niko Uilliams dhe Lamine Jamal nga krahët skuadra e Spanjës duket se ka një marsh më shumë... praktikisht fluturon.
Nga ana tjetër qëndron Anglia e lodhur e Sauthgejt. “Tre luanët” gjatë të gjithë Europianit kanë treguar lojë të ngadaltë dhe disa prej lojtarëve duken larg formës së tyre më të mirë fizike.
Për finalen e nesërme (14 korrik) një e dhënë tregon qartë se mes Spanjës dhe Anglisë ka një diferencë të ndjeshme sa i përket numrit të minutave të lojtarëve në fushë.
Në këtë të dhënë ndikon shumë autoriteti i iberikëve, të cilët i lejuan vetes që të pushonin në ndeshjen e tretë në grup, atë të luajtur përballë Shqipërisë, e cila praktikisht u përballë me Spanjën B.
Minutat e luajtur nga titullarët e Spanjës dhe Anglisë në Euro 2024:
Unai Simón vs. Pickford --> 480 vs. 600
Carvajal vs. Walker --> 381 vs. 600
Le Normand vs. Stones --> 360 vs. 600
Laporte vs. Guéhi --> 436 vs. 480
Cucurella vs. Trippier --> 456 vs. 454
Rodri vs. Rice --> 476 vs. 600
Fabián vs. Mainoo --> 453 vs. 300
Yamal vs. Saka --> 418 vs. 546
Bellingham vs. Olmo --> 341 vs. 581
Nico Williams vs. Foden --> 406 vs. 533
Morata vs. Kane --> 386 vs. 545
Totali --> 4.593 vs. 5.839