I kërkon klubit të mos e pengojnë për aventurën e re

Futboll

I kërkon klubit të mos e pengojnë për aventurën e re

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 18:21
Manchester City

Pas dy vitesh në radhët e Manchester City, Julian Alvarez është i bindur për të nisur një aventurë të re. Sipas “El Chiringuito”, argjentinasi ka refuzuar ofertën e “The Citizens” për të rinovuar kontratën deri në vitin 2028, madje i ka kërkuar drejtuesve që të mos e ekzagjërojnë me shifrën që do të kërkojnë ta shesin.

Kështu, Alvarez mendon gjithnjë e më shumë për t’u transferuar në një klub ku të jetë ai në qendër të vëmendjes. Siç dihet te City, maja e sulmit i takon Erling Haaland me 24-vjeçarin që në shumë ndeshje e ka nisur nga stoli.

Por, ambiciet e Alvarez janë për më tepër dhe ofertat nuk mungojnë teksa në të kaluarën janë përmendur klubi si Atletico Madrid, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Në këto dy sezone me Manchester City, Alvarez ia ka dalë të shënojë 36 gola, duke fituar edhe tituj të rëndësishëm si Premier League, Champions League, Superkupën e Europës apo edhe Botërorin e Klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat