Lojtari spanjoll i Real Madrid flet për Yamalin: Ka raste që nuk e di çfarë bën

Futboll

Lojtari spanjoll i Real Madrid flet për Yamalin: Ka raste që nuk e di çfarë bën

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 16:42
Yamal e Carvajal

Dani Carvajal është një legjendë e Real Madridit, Lamine Yamal është e tashmja dhe e ardhmja e Barcelonës, por ata janë bashkë në Berlin duke mbrojtur ngjyrat e Spanjës dhe duan të fitojnë titullin e kampionit të Evropës në finalen kundër Anglisë.

Carvajal, si gjithë bota, është i befasuar nga paraqitjet e yllit të ri të Barcelonës, por ai donte t’i jepte hapur këshilla që mund ta ndihmonin shumë në zhvillimin e tij futbollistik dhe në rrugën e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

“Me Laminën shkoj shumë mirë. Ai e kalon gjithë ditën me Williams. Është i shkëlqyer. Ndonjëherë nuk është as i vetëdijshëm për atë që po bën. Na del sikur luan me shokët e lagjes dhe ky besim do të thotë shumë për ne.

Ai është te Barça, por i uroj më të mirat. Duhet të kujdesemi për të, sepse lojtarët shumë të rinj mund të japin shumë.

Duhet të jesh i durueshëm për të shënuar një epokë”, tha Carvajal dhe më pas i dha këshilla të qarta. 

“Sinqerisht, është shumë i mirë, por duhet ta them këtë. Duke qenë kaq i ri, është e lehtë të humbasësh nëse nuk kujdesesh për veten. Ai duhet të dijë të menaxhojë emocionet dhe ndjenjat e tij.

Besoj tashmë ia ka dalë t’i kontrollojë dhe di si t’i përballojë disa situata që ndonjëherë futbollistët nuk i presin, por megjithatë ndodhin”, shtoi Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat