Jurgen Klopp ka refuzuar propozimin e Federatës së Futbollit të SHBA-së për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares, pas shkarkimit të Greg Berhalter.
Ish-tekniku i Borusia Dortmundit dhe Liverpulit ia ktheu dërguesit ofertën që mori nga krerët e Federatës Amerikane të Futbollit për një arsye të qartë, mungesa e interesit.
Sipas lajmeve të fundit të publikuara nga “The Athletic”,
Klopp ka pasur kontakte fillestare me ndërmjetësit e Federatës Amerikane javën e kaluar, ku është ekspozuar ndaj mundësisë për të marrë menjëherë drejtimin e kombëtares.
Por trajneri 57-vjeçar përsëriti se do të dëshironte një pushim nga futbolli, siç deklaroi edhe në momentin e lamtumirës së tij nga “reds” në maj.