Yjet e futbollit që do të luajnë në Olimpiadën e Parisit!

Futboll

Yjet e futbollit që do të luajnë në Olimpiadën e Parisit!

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 15:37
Julian Alvarez

Nga 26 korriku deri në 11 gusht do të zhvillohen në Paris, Lojërat Olimpike verore.

Në Olimpiadën e 33-të sportistë nga e gjithë bota do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive.

Në Paris 2024 do të zhvillohet edhe turneu i futbollit, ku që nga viti 1996 në skuadrat Under 23 lejohet që të marrin pjesë edhe 3 lojtarë jashtë kuote (më të mëdhenj në moshë).

Po cilët janë yjet që do të marrin pjesë në turneun francez?

Julian Alvarez, Otamendi dhe Rulli janë pjesë e skuadrës së Argjentinës, ndërsa Franca ka në organikën e saj Lacazette, Mateta dhe Bade. Hakimi, Rahimi dhe El Jajoui do të luajnë për Marokun, ndërsa Spanja ka marrë me vete në Paris si lojtarë jashtë kuote Miranda, Sergio Gomez dhe Abel Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat