Dy sulmues për Paulo Fonsecan, ky është objektivi i dëshpëruar i drejtuesve të Milanit në këto ditë merkatoje.
Pasi nuk siguruan dot shërbimet e Joshua Zirkzees, i cili ishte dëshira e madhe, kuqezinjtë po studiojnë emra të ndryshëm.
Alvaro Morata do të japë të hënë përgjigjen përfundimtare. Kapitenit të kombëtares spanjolle i është ofruar një kontratë 4-vjeçare me pagë 5.5 mln euro në sezon.
Ndërkohë që po bisedohet me Romën për të siguruar shërbimet e Tammy Abraham, i cili pëlqehet shumë nga Fonseca. Me sulmuesin anglez që ka shprehur gatishmërinë për t’u transferuar në Milanello.
Por marrëveshja me verdhekuqtë po vonon dhe në skenë ka dalë emri i Niclas Fullkrug, sulmuesi i Borussias së Dortmundit dhe kombëtares gjermane.
31-vjeçari mbylli një edicion shumë të mirë. Me verdhezinjtë, me të cilët mbërriti në finalen e Championsit, realizoi 16 gola në total dhe regjistroi 10 asistime.
Fullkrug, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 15 mln euro, ishte pjesë e Euro 2024 me Gjermaninë.
Kompeticion ku e gjeti dy herë rrugën e rrjetës për skuadrën e drejtuar nga Julian Nagelsmann.