Agjenti i yllit senegalez, Sadio Mane, Bjorn Bezemer ka sqaruar të ardhmen e klientit të tij, pas zërave se një largim nga Al Nassri është shumë afër.
Agjenti i Manes tha se ai nuk ka pasur asnjë takim me ndonjë klub, dhe se Al Nassri është shumë i lumtur me të.
“Nuk kam pasur asnjë takim me klubet për Sadion.
Ai po përgatit sezonin me Al Nassr dhe nuk ka absolutisht asnjë qëllim të largohet. Klubi i tij është jashtëzakonisht i lumtur me të”, tha Bezemer për Fabrizio Romanon.