Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se trajneri Murat Yakin ka vazhduar kontratën e tij me kombëtaren pasi e çoi vendin në çerekfinale të EURO 2024.
Yakin dhe ndihmës trajneri i tij Giorgio Contini kanë rinovuar të dy kontratat e tyre, ndërsa detajet do të bëhen të ditura të hënën, gjë që nënkupton se ai do të vazhdojë të ketë nën urdhrat e tij Granit Xhakën e Xherdan Shaqirit.
Zvicra eliminoi Italinë me një fitore 2:0 në raundin e 16-të dhe Anglisë iu desh të mbështetej në goditjet e penalltisë për t'i eliminuar “Helvetikët” në çerekfinale.