Kosova pëson humbje nga Ukraina

Futboll

Kosova pëson humbje nga Ukraina

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 23:20
Kosova

Kosova pëson humbje nga Ukraina!

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga Ukraina në ndeshjen e pestë kualifikuese me rezultat 0:4, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.

Ashtu siç pritej, ukrainaset e dominuan lojën dhe qysh në pjesën e parë arritën të shënojnë katër gola, përmes Apanaschenko (3′), Khimich (11′), Basanska (21′) dhe Kravchuk (27′).

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon më 16 Korrik kundër Uellsit si mysafire, që do të jetë e fundit për këtë cikël kualifikuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat