Mbreti i Spanjës, Felipe VI ka ftuar futbollin Gavi për të parë finalen e Euro 2024, që do të luhet të dielën në Berlin, atë midis spanjës dhe Anglisë. Siç dihet futbollisti është i dëmtuar dhe nga nëntori nuk ka mundur të luajë me kombëtaren spanjolle. “Ju jeni pjesë e atij ekipi” – i është drejtuar mbreti lojtarit, për t’i treguar rëndësinë e tij në Kombëtare.
Berlini do të jetë dëshmitar sesi Anglia dhe Spanja do të konkurrojnë për kurorën e futbollit të Kontinentit të Vjetër. Historia e futbollit vendoset këtë fundjavë, ndaj askush nuk duhet të mungojë. Kështu është shprehur në fakt edhe Felipe VI, Mbreti i Spanjës. Ai e përcaktoi skuadrën e Luis de la Fuente si një grup që tregon freski dhe që transmeton kënaqësi dhe siguri tek shikuesit, duke e kataloguar këtë brez si një grup “me dëshirë, me nxitje të jashtëzakonshme, me kapacitet të madh cilësish”.
Besimi i monarkut është i plotë dhe me dëshirën e tij për të mos lënë askënd pas, ai ftoi Gavin, një nga mungesat e mëdha të ekipit, në finalen e së dielës. “Shihemi në finale të dielën në Berlin. Nuk mund të mungosh sepse je pjesë e asaj skuadre”, tha kreu i shtetit, i cili do të jetë edhe ai në stadiumin Olimpik të Berlinit për të bërë tifo për kombëtaren spanjolle.
Kjo ftesë, rëndësia e së cilës qëndron më shumë në detaje sesa në natyrën zyrtare të ofertës, ka një sfond të këndshëm.
Futbollisti i Barcelonës ka dëmtuar rëndë gjurin më 19 nëntor gjatë një ndeshjeje, pikërisht me Kombëtaren.
Analizat mjekësore ishin tronditëse: këputje e ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut, lamtumirë sezonit dhe kampionatit europian. E fjalët e monarkut përfaqësojnë një gjest të bukur ndaj lojtarit, që tregon harmoninë e mirë që ruajnë të dy.