Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, transferimi i Ciro Immobiles te Besiktasi është punë e kryer.
Immobile do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Besiktasin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2026.
Immobile do të udhëtojë tani drejt Stambollit, ku radha është për t’iu nënshtruat testeve mjekësore.
Ciro i thotë lamtumirë Lazios pas tetë vitesh me klubin, dhe tani është i gatshëm për aventurën e tij të re te Besiktasi.