De La Fuente për Yamalin: Duhet vetëm të qëndroj i qetë

Futboll

De La Fuente për Yamalin: Duhet vetëm të qëndroj i qetë

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 15:24
Yamal e Fuente

Lamine Yamal është një nga lojtarët më të spikatur në Euro 2024.

Talenti i Spanjës ka ndihmuar skuadrën spanjolle të mbërrijë në gjysmëfinale, ndërsa ka “thyer” edhe shumë rekorde me asistet dhe golin e shënuar ndaj Francës në gjysmëfinale.

Krahasimet e 16-vjeçarit me emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit nuk mugojnë, megjithatë trajneri De La Fuente bën thirrje që lojtarit të mos i ushtrohet shumë presion.

“Nëse kthehemi dhe krahasojmë Lamal me Maradonës, Cruyff, Pelé apo Messi në këtë moshë, edhe ata do të përjetonin një situatë të ngjashme, ku nuk do të mungonin elozhet. Nuk dua t’i bëj presion që të jetë një lojtar i këtij profili dhe niveli dhe nuk dua ta bëj të mendoj se ai duhet t’u ngjasojë atyre. Ai mund ta bëjë këtë, por ajo që duhet të bëj është të jetë i qetë, të mos ketë presion.

Është përgjegjësia jonë ta drejtojmë Lamal në futboll, por edhe t’i mësojmë gjërat emocionale, personale, inteligjencën dhe interpretimin e jetës. Kjo do ta ndihmojë atë të jetë një futbollist më i mirë”, u shpreh De La Fuente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat