Skuadra e elitës së futbollit të Kosovës vazhdojnë që të përforcohen për edicionin e ri.
Ndër ekipet që po përforcohet është edhe Ferizaj.
“FC Ferizaj ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Fatjon Jusufi.
Fatjoni ka qenë kampion me skuadrën e Strugës, kurse është paraqitur edhe në Renova, FC Shkupi, Gostivar dhe Voska Sport.
Depërtimet, marrja e topit në zona të ngushta, vizioni dhe goditjet e fuqishme janë disa nga karakteristikat e sulmuesit tonë të ri.
Përvoja e tij do të jetë ndihmesë e madhe në repartin ofensiv”, njofton FC Ferizaj.