“Djajtë” përplasen për “Tulipanin”

Futboll

“Djajtë” përplasen për “Tulipanin”

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 14:54
Zirkzee

“Djajtë” përplasen për “Tulipanin”!

Prej disa javësh tashmë, drejtuesit e “Djajve” të Milan kanë kohë që po përpiqen të nënshkruajnë me sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, por paaftësia e tyre për të arritur një marrëveshje me “Emiljanët” e Bologna ka bërë që Manchester United të kalojë përpara në garën për 23-vjeçarin.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “Djajtë e Kuq” të Premier League kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin, një ndër më të mirët në Serie A gjatë sezonit të fundit, teksa tashmë mësohet se po zhvillohen edhe bisedimet me klubin e Bologna për mënyrën e pagesës së klauzolës e lirimit prej 34 milionë paundësh.

Sezonin e kaluar, sulmuesit e United si Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford hasën vështirësi në shënimin e golave dhe klubi historik ka gati një përforcim të ri që garanton gola e asistime në vazhdimësi, teksa pritet që Zirkzee të zyrtarizohet sapo të përfundojë Euro 2024, aty ku “Tulipani” i sulmit “ëndërron” titullin me Holandën e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat