Egnatia nis sot rrugëtimin e saj Europian në Ligën e Kampioneve, ku luan për herë të parë pasi u shpall kampione e Superiores në edicionin e kaluar.
Në vitin e saj të dytë në Europë, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kërkon që të bëjë menjëherë surprizën përballë kampionëve të Bosnjë Hercegovinës, Borci bga Banjalluka.
Rrogozhinasit shkojnë në këtë ndeshje me disa ndryshme në radhët e tyre, teksa ka pasur largime dhe afrime gjatë merkatos së verës, teksa disa prej emrave që kanë firmosur me kampionen e Superiores janë që sot në rreshtimin titullar.
FORMACIONET ZYRTARE
Borci: Shiskovski, Meijers, Vukoviq, Grahovac, Herera, Llukiq, Kvrzhiç, Vranjes, Karolina, Kulashin, Karaklajiç.
Trajner: Mlladen Zhizhoviq
EGNATIA: Sherri, Dulis, Xhemajli, Alijev, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Lushkja, Ibrahimoglu, Bakajoko.
Trajner: Edlir Tetova.