Ndryshimet te fanellat e Realit

Futboll

Ndryshimet te fanellat e Realit

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 19:31
Fanellat e Realit

Reali i Madridit njoftoi disa ndryshime për sa i përket numrit që do të veshë secili lojtar sezonin e ardhshëm, me theks tek Kylian Mbappé, i cili do të jetë numri 9.

Sulmuesi francez tashmë do të mbajë fanellën që ka mbetur pa pronar që nga largimi i bashkatdhetarit të tij, Karim Benzema, dhe që Cristiano Ronaldo e përdori gjithashtu në sezonin e tij të parë te gjigantët spanjollë (2009/2010).

Klubi mbretëror njoftoi gjithashtu se francezi do të prezantohet në “Santiago Bernabéu” më 16 korrik.

Fede Valverde nuk mban më numrin 15 në shpinë dhe ka mbetur me numrin 8, si pasojë e largimit të gjermanit Kroos, i cili i dha fund karrierës së tij futbollistike. Mesfushori gjerman kishte konfirmuar disa javë më parë se Valverde ishte trashëgimtari i numrit që ai mbante ën fanellë.

Camavinga gjithashtu merr një numër të ri: mesfushori francez mbante numrin 12 në shpinë, por, me largimin e Nacho Fernández, ai bëhet numri i ri 6 i klubit “Merengues”.

Tchouaméni heq numrin 18 dhe fillon të mbajë numrin 14, ndërsa Arda Guler, i cili luajti me numrin 24 sezonin e kaluar, do të mbajë numrin 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat