Kundër Ronaldos

Futboll

Kundër Ronaldos

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 16:01
Ronaldo e Xhaka

Ronaldo u kritikuar në internet pas gabimit të penalltisë ndaj Sllovenisë në 1/8-at e Euro 2024.

Didi Hamann e ka etiketuar Cristiano Ronaldon si “të turpshëm” pasi legjenda portugeze qau në fushë pas gabimit nga pika e bardhë.

Penalltia e 39-vjeçarit në kohën shtesë u priu nga portieri i Sllovenisë, Jan Oblak, duke e lënë pesë herë fituesin e Topit të Artë në lot.

Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe ish-ylli i Liverpoolit, Hamann, kritikoi reagimin e Ronaldos duke thënë se ishte “i turpshëm” dhe pretendoi se sulmuesi mendon vetëm për veten e tij.

“39-vjeç dhe luan 120 minuta, humbet një penallti dhe më duhet të them, e kisha besuar teorinë se ‘Ronaldo është kthyer në një lojtar skuadre, sepse ai ka nevojë për skuadrën më shumë se më parë’, ia vlenin edhe ato marrëzi, por mendoj se ai tregoi sërish ngjyrat e tij të vërteta”.

“Pasi humbi penalltinë, ai filloi të qante në fushë. Dhe unë mendova se ai reagimi ishte për veten e tij dhe jo për Portugalinë.

“Mundohesh të jesh i kuptueshëm, por unë doja të fitonte Sllovenia sepse ai reagim ishte i turpshëm. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, sepse sapo bëhesh emocional, atëherë ky është fundi.

Ai mendon vetëm për veten”.

Hamann bëri një parashikim për raundin tjetër të turneut:

“Ai shënoi penalltinë e dytë dhe u kërkoi falje tifozëve; ai nuk ka nevojë të kërkojë falje. Ai do të jetë titullar ndeshjen tjetër, por nuk mund të shoh ndonjë rezultat tjetër përveç fitores së Francës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat