Mourinho parashikoi ‘dështimin’ e Italisë në Euro 2024

Futboll

Mourinho parashikoi ‘dështimin’ e Italisë në Euro 2024

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 14:42
Jose Mourinho

Zvicra ii dha fund shpresave të Italisë për të mbrojtur titullin e saj evropian pasi mposhti 2-0 Azzurri-t në Euro 2024.

Eliminimi i Italisë nga turneu u parashikua nga Jose Mourinho në ditët para turneut në Gjermani.

Më pak se një javë para fillimit të Euro 2024, specialisti portugez tregoi se çfarë mendon për Italinë dhe nëse Azzurri-t kanë një shans për të mbrojtur titullin e tyre evropian.

“Italia, kampione evropiane? Nuk e besoj.

Nuk mendoj se janë mjaft të talentuar për të fituar, ata fituan evropianin e fundit, por nuk besoj se mund ta bëjnë për herë të dytë,” tha Mourinho për shanset e Italisë në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat