Ilir Meta pas ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare: Një patriot i vërtetë

Futboll

Ilir Meta pas ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare: Një patriot i vërtetë

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 13:41
lir Meta e Bejkush Birçe

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda e futbollit Bejkush Birçe.

Edhe kryetari i PL-së Ilir Meta ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

"Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të njërit prej legjendave të sportit shqiptar, Mjeshtrit të Madh dhe trajnerit të kampionëve, Bejkush Birçe.

Një edukator model, kërkues, i rreptë por i drejtë dhe me plot integritet, ai ishte një patriot i vërtetë i cili la gjurmë të jashtëzakonshme kudo ku shërbeu.

Gjenerata të tëra do ta kujtojnë me nostalgji dhe respekt.

Ai ishte një bibliotekë e gjallë e historisë të sportit tonë, nga boksi te futbolli, duke lënë pas një trashëgimi shumë të vyer, që gjithmonë do të nderohet me mirënjohje.

Trajner i “Partizanit” të madh, i “Naftëtarit” të papërsëritshëm, i “Flamurtarit” luftarak, i “Lokomotivës”, i “Dinamos” kampione por edhe i Ekipit Kombëtar të pas viteve ’90 në momentet më të vështira të kuqezinjve, ai dha kontribute të jashtëzakonshme dhe të vlerësuara për modernizimin e futbollit shqiptar.

I nderuar ta kisha dy herë mik edhe nga babai im edhe personalisht.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe komunitetin e dashur të sportit për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona ashtu i gjallë, motivues dhe i paepur!

I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqen e merituar!", ka shkruar Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat