Armand Duka flet për kandidaturën me Serbinë për Europianin U-21: Jemi menduar gjatë se a duhet bërë apo jo

Futboll

Armand Duka flet për kandidaturën me Serbinë për Europianin U-21: Jemi menduar gjatë se a duhet bërë apo jo

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 08:02
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte në lidhje direkte në emisionin sportiv “Favorit”.

Ndër tjera, ai u pyet edhe për kandidaturën e përbashkët me Serbinë për organizimin e Euro 2027 për U21.

“Jemi menduar gjatë se a duhet bërë apo jo. Përveç arsyeve sportive që janë ato më kryesoret, benefitet sportive që ka Shqipëria dhe mesazhet që jep ky kampionat nuk janë negative, por janë pozitive. Janë mesazhe paqe, tolerance, bashkëjetese. Kjo nuk do të thotë që ne tradhtojmë atë që ka ndodhë apo simbolet, apo luftën e gjithë shqiptarëve me serbët.

Por kjo i përket të kaluarës dhe ne duhet të shohim përpara”, tha Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat