​Euro 2024: Freuler theu rekordin zviceran me golin kundër Italisë

Futboll

​Euro 2024: Freuler theu rekordin zviceran me golin kundër Italisë

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 19:25
Remo Freuler

​Euro 2024: Freuler theu rekordin zviceran me golin kundër Italisë

Remo Freuler shënoi golin e parë të ndeshjes që po zhvillohet aktualisht mes Zvicrës dhe Italisë në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Freuler kaloi Zvicrën në epërsi pas një aksioni tejet të bukur, dhe tani goli i tij ka thyer një rekord në kombëtaren zvicerane.

Remo Freuler është tani golashënuesi më i vjetër për Zvicrën në një ndeshje të raundit eliminator të Kampionatit Evropian, me moshën 32 vjeç e 75 ditë – duke thyer rekordin e mëparshëm të Mario Gavranovicit prej 31 vitesh e 216 ditësh në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat