Malisheva marrëveshje me Laçin

Futboll

Malisheva marrëveshje me Laçin

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 17:58
Ronald Sobowale

Ronald Sobowale do do të huazohet për pak javë tek skuadra e Malishevës. SuperSport mëson se sulmuesi anglez do të jetë pjesë e skuadrës dardane për aventurën europiane.

Klubet e kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit, i cili do të japë kontributin e tij për ndeshjet e Conference League te skuadra e Malishevës.

Sobowale shënoi 9 gola në 36 ndeshje sezonin e shkuar me Laçin, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar. Paraqitjet e imra kan ëbindur dhe drejtuesit e Malishevës për t’i bërë vend në skuadër. Drejtuesit e Laçit shpresojnë që sulmuesi i lindur në Londër të bëjë paraqitje të mira, në mënyrë që të fitojë simpatinë e ndonjë klubi që mund të kërkojë kartonin e 26-vjeçarit.

Nëse Sobowale do të arrinte të linte gjurmë, Malisheva mund të siguronte kalimin më tej në Conference League, ndërkohë Laçi mund të shiste lojtarin e vetë Sobowale mund të bëjë hapin e madh në karrierë. Një plan që mund ti lërë të gjithë të kënaqur nëse gjërat shkojnë siç duhet.

Sulmuesi britanik është bashkuar prej disa ditësh me skuadrën nga kosova e cila do të këkrojë kualifikimin përballë malazezve të Budućnost. Ndeshja e parë do të luhet në datën 11 korrik në Kosovë, ndërsa sfida e kthimit një javë më vonë në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat