Vora zbret në fushë më 1 korrik dhe nis fazën përgatitore

Futboll

Vora zbret në fushë më 1 korrik dhe nis fazën përgatitore

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 18:49
Vora

Pushimet te Vora po vijnë drejt fundit. Nga e hëna ekipi mblidhet dhe më pas do të nisë faza përgatitore.

Nëse vjet “flirtuan” me elitën, në sezonin e ri Superiorja mbetet objektiv kryesor për Vorën.

Këtë e tregon puna që po bën klubi, ku si fillim u prezantua trajneri Arian Bellai, i cili në sezonin e fundit ngjiti Bylisin në Superiore. Pas kompletimit të stafit, vorakët bënë lëvizjet e para në merktao, proces i cili pritet të thellohet me nisjen e punës.

Vorakët kanë gjetur akordin me 4 lojtarë të rinj. Janë zyrtarizuar Griseld Lika dhe Segerso Geci, ndërsa dy të huajt, Evans Aneni dhe Manfredas Ruzgis, do të prezantohen me 1 korrik, që përkon me fillimin e punës për sezonin e ri.

Klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë dje me dije se kur skuadra zbret në fushë. Ja njoftimi i klubit: “1 korrik ora 19:00, Vora nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Stadiumi ‘Vora’ hap me 1 korrik zyrtarisht dyert për ekipin e Vorës, që starton seancën e parë stërvitore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat