Avdyli i bashkohet Ferizajt

Futboll

Avdyli i bashkohet Ferizajt

Nga: K.G.. Më: 28 qershor 2024 Në ora: 17:46
Genc Hyseni e Florent Avdyli

Ferizaj vazhdon me përforcime për edicionin e ri. Futbollisti Florent Avdyli i bashkohet ferizajasve.

Kryetrajneri Arsim Abazi me Ferizajn kanë synime të mëdha për edicionin e ri.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se mesfushori, Florent Avdyli, nga sot është lojtari më i ri i klubit tonë. 

"Fllaki”, që së fundmi ka luajtur në Superligë me Ferronikelin, ishte një nga lojtarët më të dalluar të sezonit të kaluar. 
Ai më herët ka luajtur në KF Teuta, me që rast është shpallur kampion i Shqipërisë me skuadrën nga Durrësi në sezonin 2020/21.

Kurse në Kosovë është paraqitur me Prishtinën, Malishevën, Drenicën, Lirinë, Trepçën dhe Fushë Kosovën. 

Florenti është lojtar që e pëlqen të sulmojë zonën e kundërshtarit, majtak me vizion dhe goditje të fuqishme. FC Ferizaj beson se përvoja e tij do të jetë armë shtesë e jona në Superligë”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat