Shkëmbi kërkon fitoren e parë kundër ishit të Vllaznisë

Futboll

Shkëmbi kërkon fitoren e parë kundër ishit të Vllaznisë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 17:34
Shkëmbi në mes

Tirana do të zbresë sot sërish në fushë.

Kundër Strugës do të jetë miqësorja e tretë me Bledi Shkëmbin në krye, pas atyre ndaj Shkëndijës dhe Ballkanit.

Kujtojmë se Tirana humbi minimalisht 1 me 0 ndaj Shkëndijës dhe barazoi 2:2 përballë Ballkanit. Tashmë do të kërkojë fitoren e parë me Shkëmbin në krye kundër kampionëve të Maqedonisë së Veriut.

Trajner i Strugës është Qatip Osmani. Ish-trajneri i Vllaznisë mori drejtimin e skuadrës, ndërsa më parë e mbante Shpëtim Duro.

Takimi mes Tiranës dhe Strugës do marrë jetë në orën 17:00. Ndeshja do të luhet pikërisht në stadiumin e Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat