Mjë tjetër lojtar i jep lamtumirën Tiranës

Futboll

Mjë tjetër lojtar i jep lamtumirën Tiranës

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 17:32
Pamje nga një ndeshje

Patrick Robson ishte një nga largimet e shumta të Tiranës në këtë merkato vere. Sulmuesi brazilian mbyll kështu aventurën e tij 2-vjeçare si bardheblu në të cilën luajti për 51 ndeshje duke regjistruar 15 gola e 7 asiste.

Një aventurë që u vështirësua jo pak nga dëmtimet e shumta dhe ai më i rëndi në fund të vitit të shkuar që e la për më shumë se 6 muaj jashtë fushave.

Me një postim në faqen e tij në Instagram, Patrick ka përshëndetur klubin dhe falenderon fansat për mbështetjen gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet.

‘Faleminderit Tirona. Ishte kënaqësi të isha pjesë e ekipit më të madh në Shqipëri. Shumë faleminderit fansave për dashurinë e tyre’, shkruan Patrick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat