Euro 2024: Dy lojtarët që priten të jenë titullarë për Italinë kundër Zvicrës

Futboll

Euro 2024: Dy lojtarët që priten të jenë titullarë për Italinë kundër Zvicrës

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Spekulime të shumta në Itali sugjerojnë se Nicolò Fagioli dhe Stephan El Shaarawy pritet të startojnë për Italinë kundër Zvicrës të shtunën.

Italia u stërvit në Iserlohn këtë mëngjes dhe është gati të niset nga Dortmundi për në Berlin, ku do të përballet me Zvicrën në fazën e të 16-ës së Kampionatit Evropian Euro 2024 të shtunën, më 29 qershor..

Alessandro Bastoni u ngroh veçmas, ndërsa Federico Dimarco nuk u bashkua me shokët e tij në fushë për shkak të një problemi muskulor. Sipas “Corriere dello Sport”, Bastoni do të startojë gjithsesi, ndërsa Dimarco është në dyshime serioze.

Edhe “Sky Sport Italia” pretendon se Fagioli do të startojë në mesfushën qendrore kundër Zvicrës, me El Shaarawy që do t'i bashkohet Gianluca Scamaccas dhe Federico Chiesas në sulm.

“Corriere dello Sport” shton se Spalletti alternoi El Shaarawyn me shokun e tij të skuadrës në Romë, Lorenzo Pellegrinin në një rol të mesfushës sulmuese gjatë një seance stërvitore të premten në mëngjes.

Nga ana tjetër, Fagioli do të luante me Nicolò Barella dhe Bryan Cristante në qendër të mesfushës.

Spalletti do të japë lajmet më të fundit të ekipit në një konferencë për shtyp para ndeshjes më vonë sot.

Formacioni i mundshëm i Italisë kundër Zvicrës sipas “Sky Sport Italia”.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Barella, Fagioli, Cristante; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat